TIRANË - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, njëkohësisht edhe kandidati i mazhiorancës për Bashkinë e Tiranës, ishte sot në Shën Gjergj të Tiranës, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës, me të cilët diskutoi lidhur me problemet e tyre dhe se çfarë mund të bëhet më shumë.
Veliaj, i cili në zgjedhjet e 21 qershorit do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, renditi tre çështje kryesore që do të jenë në fokus për këto zona: infrastruktura, tregtimi i produkteve bujqësore dhe zhvillimi i turizmit.
“Jam këtu për të dhënë një mesazh, se nuk do të qeverisim vetëm në qendër të Kryeqytetit, por në të gjithë territorin e ri të Tiranës", deklaroi z. Veliaj pas takimit me banorët. Ai tha se një nga çështjet kryesore ku do të ndërhyhet fillimisht është infrastruktura. “Shumë fshatra janë të izoluara me një infrastrukturë të pambaruar dhe diskriminuese, ku ca janë trajtuar si ‘të nënës’ dhe ca të tjerë si ‘të njerjkës’. Motoja jonë është: Të gjithë qytetarët e Tiranës, përfshirë edhe ata të Shën Gjergjit, janë njësoj të barabartë për bashkinë e re”.
Ai shtoi se do të marrë fund koha kur Policia Bashkiake i diskriminonte tregtarët e rregullt e të ndershëm, që me djersën e tyre mundohen t’i shesin produktet e tyre bujqësore në Tiranë. Gjithashtu, z. Veliaj tha se në Shën Gjergj apo zonat e tjera përreth Tiranës kanë mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar turizmin. Sipas tij, pjesë kryesore e planit për këto zona do të jetë turizmi dhe agrobiznesi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.8%
-
Të gabuar
52.9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 8008
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izrael/ Netanyahu mund të godasin Iranin me ose pa SHBA! Në objektivat e IDF-së nafta dhe energjia bërthamore
6 Tetor, 09:43
-
FOTOLAJM/Përmbytjet në Vlorë/ Jepen ndihma ushqimore e veshmbathje për familjet e evakuuara
6 Tetor, 09:31
-
'Turp për ta!' Netanyahu kritikon Macron pasi kërkoi të ndalen dërgesat me armë për Izraelin
6 Tetor, 09:24
-
Speciale/ Nga karnavalet ilire tek pehlivanët, traditat e (pa)harruara
6 Tetor, 09:10
-
Lufta/ Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin
6 Tetor, 08:45
-
Wall Street Journal: Aventura e shkëlqyer e Jared Kushner e Ivanka Trump në ishullin e Sazanit! Rama: Nëse ndodh, do jetë një xhevahir në kurorën e Mesdheut
6 Tetor, 08:28
-
Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente
6 Tetor, 08:15
-
Përmbytjet në Vlorë, tërhiqet uji nga lagjet por garazhet e pallateve janë plot, sot pritet ndërhyrja! Dredha: Kemi bërë strategji të qartë
6 Tetor, 07:56
-
Celularët kanë krijuar një brez plot ankth. Vetëm se… jo të rinjtë, por prindërit
6 Tetor, 07:34
-
Mos harroni çadrën, temperatura deri në 20 gradë Celcius! Parashikimi i motit për këtë të dielë
6 Tetor, 07:19
-
Kujdes me vendimet që merrni... Ja çfarë parashikojnë yjet për ju sot
6 Tetor, 07:14
-
Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos
5 Tetor, 22:53