Presidenti i AF Elbasanit, Kujtim Llupa, ka treguar se nëse ekipi i tij do të shpallet kampion në Superligë, ai do të akordojë 100 mijë euro premio. AF Elbasani luan të dielën kundër Vllaznisë dhe duhet të marrë tri pikë, kombinuar me barazimin ose humbjen e Egnatias kundër Dinamos, për të marrë trofeun e kampionit pas 20 vitesh, i cili do të ishte i treti në historinë e klubit.
"I falenderoj djemtë. Unë kam premtuar që nëse marrim trofeun e kampionatit, ekipi do të ketë 100 mijë euro premio. Ne duhet ta fitojmë trofeun, sepse në të gjitha ndeshjet direkte e kemi dominuar rivalin tonë, Egnatian, përjashto ndeshjen e 'Final 4'", tha Llupa pas ndeshjes për RTSH.
Lajmi kryesor:
Superliga/ Llogaritë e titullit kampion, Egnatia më pranë! AF Elbasani 'në dorën' e Dinamos, Vllaznisë i duhet mrekullia










