Gara presidenciale në Brazil, “Trump” vetëshpallet kandidat

Gara presidenciale në Brazil, “Trump” vetëshpallet kandidat

Jair Bolsonaro

Politikani Jair Bolsonaro është tashmë zyrtarisht në zgjedhjet presidenciale të Brazilit, në tetor. Bolsonaro është një politikan i polemizuar i të djathtës ekstreme dhe aktualisht renditet i dyti në sondazhe. Ish-oficeri i ushtrisë, renditet pas ish presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, por, ky i fundit, po kryen një dënim me burg për korrupsion dhe ka pak gjasa të kandidojë. Bolsonaro njohet si Trumpi i Brazilit pasi ka fyer shumëkënd në Brazil me komente raciste dhe homofobike.

63-vjeçari Bolsonaro, u vetëshpall kandidat para mbështetësve në një tubim në Rio de Janeiro por sondazhet e opinionit publik tregojnë se ai mund të mos arrijë të fitojë zgjedhjet edhe nëse shkon në balotazh. “Ne nuk kemi një parti të madhe, nuk kemi financime të mëdha, nuk kemi kohë televizive. Por, ne kemi atë që të tjerët nuk e kanë, ne ju kemi ju, popullin e Brazilit,”- tha Bolsonaro. Trumpi brazilian mbështet zbutjen e ligjeve për armët në vend si rrugëzgjidhje për uljen e kriminalitetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja