Gara të dielën, Basha: 13 qershori test për demokratët! Nuk përcaktohet kryetari, por aksioni i PD

Kryetari në detyrë i PD, Lulzim Basha e konsideron 13 qershorin test për demokratët, pasi sipas tij të të dielën nuk do të përcaktohet vetëm kryetari i ardhshëm, por edhe aksioni politik. Takimet me demokratët i vijuan sot edhe 3 kandidatët e tjerë në garë për drejtimin e partisë.

13 Qershori është testi i parë më i rëndësishëm për demokratët pas zgjedhjeve parlamentare, ku do të përcaktohet jo thjesht drejtuesi i PD, por edhe aksioni politik", tha sot Lulzim Basha.

 “Ftesa ime kryesore është që ta konsiderojmë pjesëmarrjen në 13 qershor si një akt politik dhe si testin e parë më të rëndësishmin pas 25 prillit për t’i thënë çdo shqiptari dhe kundërshtari tonë se Partinë Demokratike pas 25 prillit e ka përballë më të madhe më të vendosur, më të fortë, për t’i shkuar deri në fund misionit për demokraci”, u shpreh  Basha.

Gjatë takimeve në disa degë të Tiranës, Basha i kërkoi kandidatëve përballë tij, të mos mohojnë masakrën zgjedhore. 

 “Pa paragjykuar lirinë e çdokujt që ka vendosur të kandidojë në këtë garë,të mohosh masakrën e 25 prillit dhe të njohësh zgjedhjet, do të thotë dorëzim pa kushte para padrejtësisë”, u shpreh Basha.

Tirana ishte ndalesa edhe e kandidatit Agron Shehaj. Ai tha se demokratët kërkojnë vizion të ri për të drejtuar partinë në katër vitet e ardhshme, kurse udhëheqja kërkon të mos ndryshojë asgjë. Edith Harxhi shpalosi në Krujë plarformën e saj përagr reformimin e PD, ndërsa Fatbardh Kadilli nëpërmjet rrjeteve sociale prezantoi edhe një herë sugjerimin e tij për postin e kryetarit të partisë.

 “Kryetari ose fiton dhe bëhet Kryeministër, ose shkarkohet dhe shkon në shtëpi”, tha Kadilli.

 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona