TIRANË - Bankat kanë të drejtë të sekustrojnë dhe më pas të shesin karabinatë e vëna si garanci nga ndërtuesit,në rast se këta të fundit rezultojnë kreditorë të këqinj. Kjo parashikohet në projektiligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa” në ligjin “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i cili u diskutua dje në komision parlamentar për Ekonominë dhe Financat. “Kur në përfundim të procedurave përmbarimore, karabinaja kalon në pronësi të një banke kreditore, regjistruesi lëshon dokumente të përkohshme në favor të kryerjes së transaksioneve nga ana e bankës, e cila ka të drejtë të disponojë dhe të tjetërsojë me të tretët këtë pasuri”, thuhet nëprojektligj.
Gjithashtu, ky draft parashikon regjistrimin e detyrueshëm të lejeve të ndërtimit në ZRPP, ashtu edhe regjistrimin e detyrueshëm të kontratave të shitjes mes ndërtuesve dhe pronarëve të truallit apo blerësve.“Zhvilluesit e pronës apo pronarët e truallit nuk mund të lidhin kontrata sipërmarrjeje apo porosie pa regjistruar lejen e ndërtimit”, thuhet nëdaftin e miratuar dje në parim në komisionin parlamentar të Ekonomisë.
Zëvevensdësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj tha dje në komision se ndyshimet në këtë projektligj vijnë si një nismëpër tëreduktuar niveline kredive të këqija në sistemin bankar.“Përmes ndryshimit në nenin 46, riformulimi bën që regjistrimi të mos rrezikojë të jetë fakultativ, pra çdo kontratë sipërmarrje, është detyrim nga secila palë e interesuar, jo vetëm sipërrmarrësi, por edhe pala blerëse. Qytetari i thjeshtë mund të bëjë një kërkesë në ZRPP dhe kjo kontatë të regjistrohet duke shmangur kështu si shitjet e dyfifshta ashtu dhe dhënien e garancisë për objektet të shitura më parë nga ana e zhvilluesit të pronës”, argumentoi një nga ekspertët, përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë.
Por, deputetët demokratë në komision ngritën shqetësimin se çdo të ndodhë mëndërtimet që aktualishtjanë të paregjistruara.Ish ministri i Financave, Ridvan Bode argumentoi se derisa ndryshimet të marrin fuqi ligjore, është e nevojshme një dispozitëkalimtare që detyron regjistrimin e pronave në ndërtin ose që kanë përfunduar këtë proces, por që aktualisht janë të paregjistruara.“Kemi në terren një pafundësi pallatesh që janë jashtë kësaj procedure”, tha ish kreu i Financave në kohën e qeverisë “Berisha”. Në mungesë të një dispozite kalimtare që rregullon regjistrimin e detyrueshëm, përfaqsuesit e ministrisë si edhe kryetari i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, thanë se derisa të hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore, kjo procedurë do të rregullohet, sipas ligjit që është në fuqi.
Ndryshimet, “Të ardhurat e ZRPP, mos të kalojnë në buxhetin e shtetit”
“Një pjesë e të ardhurave, që do të rezultojnë të pashpenzuara në fund të vitit financiar, trashëgohet në buxhetin e vitit ushtrimor pasardhës dhe kalon në fondin reserve… Pjesa tjetër e të ardhurave të pashpenzuara derdhen në Buxhetin e Shtetit”, thuhet nëpikën 3 të nenit 22 të ligjit për “Regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Me ndryshimet në pr/ligj parashikohet qëtë ardhurat e vitit korent të mbarten në vitin buxhetor pasardhës dhe të përdoren për investime në ZRPP.
Terrorizmi financohet edhe nga shitja e karabinave”
Zëvendësministri i Drejtësisë: Kemi konstatuar raste flagrante
Zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj tha dje në komisionin e Ekonomisë se shitjet e karabinave janë bërë edhe për të financuar terrorizmin. Sipas tij, ka pasur raste kur paratë që janë përfituar nga shitja e karabinave kanë shkuar për financimin e terrorizmit jashtë vendit. Duke argumentuar ndryshimet në projetligj, zëvendësministri tha se “shqetësimi ynë ka qenë që të krijonim siguri dhe qartësi për të shpëtuar nga ca gjëra që ne i kemi shqyrtuar si Ministri e Drejtësisë”.
“Është pastrimi i parave kur flasim për karabinatë, janë kreditë e dhëna të këqija abuzive që janë në sistemin bankar dhe ndodhin për arsye të korrupsionit, etj, po është financimi i terrorimit që e kemi gjetur në disa raste flagrante”, nënvizioni Isaraj.
“Është zbuluar që ndërtime të tilla dhe struktura të tilla janë përdorur për të financuar për blerje-shitje të shpejta dhe për të kaluar paratë për të financuar edhe veprime terroriste, sigurisht jashtë”, shtoi numri dy i Drejtësisë shqiptare.
Ai tha se fondet qësipas projektligjit parashikohen të kalojnë për investime nëZRPP, “në drejtim të regjistrimit fillestar, përmirësimit/përditësimit të të dhënave që administrin Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe dixhitalizimit të sistemit dhe të të dhënave të pasurive të paluajtshme” synojnëedhe bashkpunimin midis ZRPP-së dhe institucioneve të tjera si Prokuroria apo ILKPD.
/Shqiptarja.com