Garancitë statutore, Hyseni: Të
premten dëgjesë me firmëtarët

Garancitë statutore, Hyseni: Të<br />premten dëgjesë me firmëtarët
Komisioni i Garancive Statutore i mbledhur sonte në Partinë Socialiste, nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me letrën e 12 figurave socialiste, të cilat kërkojnë interpretim të statutit mbi zgjedhjen e kryetarit të partisë. 

Kreu i këtij komisionit, Alket Hyseni tha për Shqiptarja.com se Komisioni sot nuk mori asnjë vendim.
 
"Ai ra dakord të administrojë proceduralisht kërkesën. Kemi vendosur që ditën e premte në orën 18:00 të zhvillojmë seanca dëgjimore me personat që na drejtuan kërkesën si dhe me të gjithë organet e tjerë të përfshirë”-tha Hyseni.

 Një grup socialistësh, deputetë dhe figura që kanë kontriubuar ne Partinë Socialiste, kërkuan në 20 shkurt përmes një letre, interpretimin e Komisionit të Garancive Statutore për 12 shkelje të Statusit të PS-së, siç është kapërcimi i mandatit të kryetarit Rama nga 4 në 7 vjet dhe të  organeve të brendshme të PS-së, qendrore e lokale, nga 4 në 5 vjet.
 
Te udhehequr nga ish-presidenti Rexhep Meidani firmëtarët e kesaj letre janë Ben Blushi, Arta Dade, Mimoza Hafizi, Ndre Legisi, Petrit Ago, Mark Nikolli, Namik Kopliku, Marko Bello, Tritan Kalo, Suzana Hakrama dhe Maqo Lakrori. 

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot