Garda, përjashtohen oficerët e
grupit të zjarrit të "21 Janarit"

Garda, përjashtohen oficerët e<br />grupit të zjarrit të
TIRANË - Një muaj më parë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deklaroi, se Garda e Republikës do shkrihet dhe e ristrukturuar do të kalojë në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Por, para se të merret vendimi përfundimtar, duket se nga radhët e gardistëve do të largohen disa prej tyre.
 
Burime nga Ministria e Brendshme, bënë të ditur për televizionin A1 Report, ministri Sajmir Tahiri ka firmosur përjashtimin nga radhët e Gardës të 12 efektivëve, pas propozimit të bërë nga komandanti i emëruar prej tij më 27 shtator, Gramoz Sako.
 
Të njëjtat burime kanë thënë, se mes të liruarve nga garda, janë edhe disa prej atyre që u përfolën si gardistë të grupit të zjarrit, gjatë protestës së opozitës më 21 janar 2011.
 
PËRJASHTIMET NGA GARDA
Mes të liruarve dhe të përjashtuarve, është oficeri i gardës, Fatos Skeja, pjesë e njësive speciale. Janë liruar dhe përjashtuar edhe ish-shoqëruesi i ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ilir Duraku, dhe ish-komandanti i njësisë speciale Agron Malaj i përfolur si pjesëtar në atë që u identifikua si grupi i zjarrit më 21 janar.
 
Është liruar nga detyra, Marjana Prendi, me gradën nënkapitene, bashkëshortja e ish-komandantit të gardës, Ndrea Prendi. Kjo e fundit, duket se ka udhëtuar jashtë Shqipërisë, pa marrë më parë leje në Ministrinë e Brendshme, siç e parashikon rregullorja për efektivët e Gardës.
 
Më 27 shtator, pak ditë pasi mori detyrën, Ministri Tahiri prezantoi drejtorin e ri të Gardës, Gramoz Sako, si dhe deklaroi, se për 100 ditë, do të përfundonte reformimi i plotë i këtij intitucioni.

Me të ndryshuar kreun e Gardës, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri përjashtoi nga ky shërbim, ish-kreun Ndrea Prendi dhe oficerin, Agim Llupo, të cilët janë dënuar nga gjykata për ngjarjet e 21 Janarit.

EMRAT E TË LARGUARVE NGA GARDA E REPUBLIKËS
TE DOREHEQURIT
Sadik Çelaj, i dorëhequr nga Garda
Bashkim Boletini, i dorëhequr nga Garda

TE SHKARKUARIT
Agron Malaj, shkarkohet ka qënë nën hetim
Ilir Duraku shkarkohet, pjesë e grupit të zjarit
Marjana Prendi, shkarkohet, gruaja e Ndrea Prendit
Fatos Skeja, shkarkohet, gardist pranë familjes “Berisha”
Mark Nikolli, shkarkohet, efektiv i Njësisë Speciale të Gardës, nën hetim
Gazmend Ahmetaj, shkarkohet,efektivë i Njësisë Speciale të Gardës, nën hetim
Alfred Ahmetcenaj, shkarkohet, Komandant i Njësisë Speciale të Gardës, nën hetim
Margarit Kume, shkarkohet, efektiv i Gardës, shofer personal i ish-komandantit Prendi
Dashamir Shehi, shkarkohet, Komandant i Njësisë nr.2 të Gardës së Republikës, nën hetim
Aleksandër Dede, shkarkohet, Komandant njësie në Gardën e Republikës, nën hetim
Altin Kollçinaku, shkarkohet, Komandant njësie në Gardën e Republikës, nën hetim
Fatos Bushati, shkarkohet, Komandant njësie në Gardën e Republikës, nën hetim

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit