Garda Revolucionare e Iranit (Pasdaranët) ka deklaruar se ka kryer një sulm me raketa ndaj bazës ushtarake amerikane të Juffair në Bahrein. Lajmi u raportua fillimisht nga Al Jazeera.

Sipas Pasdaranëve, sulmi ishte një akt hakmarrjeje pas një sulmi të pretenduar amerikan ndaj një impianti të desalinizimit të ujit në ishullin Qeshm në Iran.

“Në përgjigje të sulmit të terroristëve amerikanë ndaj impiantit të desalinizimit në Qeshm, baza amerikane në Juffair në Bahrein u vu menjëherë në shënjestër nga raketat iraniane”, deklaruan Gardianët e Revolucionit, sipas agjencisë iraniane Tasnim.

Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet amerikane apo nga Bahreini për dëme apo viktima nga sulmi.


Lajmi kryesor:

Media: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite! Teherani: Kemi sulmuar bazën amerikane në Bahrein! Trump: U kemi shkatërruar komunikimet dhe kemi fundosur 42 anije në tre ditë