TIRANE- Një efektiv policie është arrestuar mbrëmë në qytetin e Kavajës, pasi ka kanosur me armë një shofer kamioni. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 dhe i prangosuri është Ismail Krasniqi, 40 vjeç, banues në Qerret, Kavajë, me detyrë punonjës policie në burgun e Rrogozhinës. Ndalimi ka ardhur pasi ky person ka detyruar një shtetas të huaj, i cili është shofer kamioni, duke e detyruar nën kërcënimin e armës që ta çonte me makinën e tij nga Rrogozhina drejt Kavajës. Ndalimi u bë pasi ishte shoferi i kamionit ai i cili bëri një kallëzim në polici, ku shprehej se fektivi e kishte kanosur me armën e shërbimit.
Fill pas kësaj, policia e Kavajës ka kryer disa verifikime dhe ka arritur të mësojë se gardiani që ka kanosur me jetë shtetasin e huaj është Ismail Krasniqi. Ky i fundit është shoqëruar në komisariatin e Kavajës ku është marrë gjatë ditës së djeshme në pyetje. Në dëshminë e tij Krasniqi ka treguar se kishte mbetur mes katër rrugëve, dhe se askush nga kalimtarët e rastit, nuk po e merte për ta çuar në drejtim të Kavajës, ku dhe ka familjen.
I ndodhur në këto kushte, gardiani ka preferuar të përdorë armën e shërbimit për të ndaluar një kamion me targa të huaj, shoferin e të cilit e ka detyruar me anën e pistoletës të udhëtojë në drejtim të Kavajës. Sapo ka mbëritur në afërsi të qytetit, gardiani ka zbritur nga kamioni dhe është larguar me vrap, ndërkohë drejtuesi i mjetit i është drejtuar policisë, ku dhe ka bërë kallëzim penal.
Shkrimi u publikua sot (06.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com