TIRANE- Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, prezantoi në qytetin e Burrelit, kandidaten e PS për Bashkinë e Matit, Adelina Farrici dhe drejtuesin e ri politik të PS për këtë rreth, juristin Agron Malaj. Balla theksoi se Farrici është modeli më i mirë i qeverisjes socialiste në pushtetin lokal.
Ndërsa nuk bën përshtypje fakti i rikandidimit të mësueses Farrici ajo që bie në sy është emri i ri i socialistëve matjanë, një emër shumë i lakuar për ngjarjen më të fortë politike të viteve të fundit, 21 janarin e vitit 2011 kur nga plumbat e Gardës së Republikës, u vranë katër protestues socialistë në mes të bulevardit përballë kryeministrisë e ku Malaj ishte pjesë e grupit të zjarrit.
/Shqiptarja.com

VIDEO