Garë për Qendrën e Filmit, ja katër konkurrentët për drejtorë

Konkurrim për vend pune, është çelur gara për një kryetar për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Ky është konkursi, që Ministria e Kulturës ka hapur për këtë institucion, që prej muajit shkurt. Deri më tani në Ministrinë e Kulturës kanë dorëzuar platformën e tyre për drejtimin e Qendrës së Filmit, kineasti Ilir Butka (ish-drejtor i QKK-së), regjisor Eduard Makri, artistja Yllka Gjollesha dhe producentja Elkjana Gjipali.

Ndonëse, kryetari i filmit duhet që të ishte zgjedhur para një viti (kur përfundoi mandati i Ilir Butkës, në 8 prill 2018), konkursi është hapur vetëm në fund të muajit shkurt (19 shkurt 2019) dhe është mbyllur në datë 6 mars 2018. Ndërsa, pritet që në vazhdim të kemi edhe një fitues.

Një nga kriteret bazë të Ministrisë së Kulturës është që konkurrenti të ndërtojë një platformë nxitëse për nxitjen e ideve në kinematografi, mbështetja ekonomike, drejtimi dhe koordinimi i të gjithë veprimtarisë kinematografike.

Por si zgjidhet drejtuesi i QKK? Neni 7 i ligjit për Kinematografinë përcakton qartazi, se ministrja e Kulturës duhet t’i propozojë kryeministrit dy emra, mes të cilëve ai do të vendos vetëm për njërin prej tyre.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë