Gareth Bale shpëton Realin
madrilenët fitojnë me përmbysje

Gareth Bale shpëton Realin<br />madrilenët fitojnë me përmbysje
Pa Christiano Ronaldo-n Reali i Madridit për pak se nuk e ka pësuar pikërisht tani që ka shpresa se mund të kapë Barcelonën në krye të renditjes. Në ndeshjen e sotme me Rayo Vallecano madrilenët e panë veten në dizavantazh prej dy golash pa kaluar mirë çerek ore lojë.

Adrian Embarba në 7’ dhe Miku në 14’ i dhanë avantazh 2-0 vendasve, madje në minutat në vazhdim rrezikuan që të shënonin edhe golin e tretë. Gjithsesi Reali I udhëhequr nga Gareth Bale arriti të shënonte me uellsianin golin e parë në 35’ dhe në pjesën e dytë të realizonte përmbysjen totale me gol të Lucas Vazques në 52’ dhe me golin fitimtar po nga Gareth Bale në 81’.
 

Redaksia online
(s/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)