Garfield, i terrorizuar nga roli i Spiderman

Garfield, i terrorizuar nga roli i Spiderman
Aktori që interpreton njeriun-merimangë në filmin e ri të Marc Webb, Andrew Garfield ka deklaruar se ka pasur shumë emocion për këtë rol kaq të rëndësishëm.
“Jam i tmerruar nga ideja për të paraqitur këtë simbol. Unë jam vetëm një njeri brenda një kostumi dhe interpretoj një personazh që do të donin të ishin të gjithë”, ka thënë Garfield.
Aktori është shprehur kështu gjatë një videokonference nga Nju Jorku, të lidhur me qytete të ndryshme të botës si Rio, Los Anxhelos, Tokio, Romë, etj.
Filmi “The amazing spider-man”, zanafilla e re e superheroit të sagës së novelave vizatimore, do të dalë në kinema më 4 korrikun e ardhshëm.
Trilogjia e mëparshme, që kishte si protagonistë Toby Maguire në rolin e Peter Parker dhe Kirsten Dunst në atë të Mary Jane, pati fitime rekord nga viti 2001 në 2006 kur u shfaq në ekranin gjigand.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)