SHBA - Para disa ditësh, në New York të SHBA-së u zhvillua gara tradicionale e garave me makina, ku marrin pjesë vetëm makinat tip BMW M3.

Në këtë garë morën pjesë edhe disa të rinj të shqiptarë, të cilët ishin veshur me bluza që kishin simbolet e flamurit kombëtar shqiptar.

Edhe makina e tyre ishte ngjyrë e kuqe, por mbi atë kishin vendosur portretin e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, raporton agjencia e lajmeve PreshevaJonë. Ky lajm është publikuar dhe nga një blog amerikan.

Sipas tij, të rinjtë, megjithëse mbanin mbi makinë portretin e diktatorit shqiptar, nuk e kishin idenë se kush ishte ai.

Komuntuesi i garës pohoi për ekipin duke thënë: "Ju mund të kënaqeni me diktatorin e errët të Evropës Juglindore që e vendosni mbi makinën tuaj, duke i bërë homazhe të pakuptimta një ndërtuesi të bunkereve më të mëdha".

Fatkeqësisht gara për ekipin e të rinjve që mbanin portretin e diktatorit shqiptar përfundoi pas një xhiroje, sepse makina e tyre pësoi defekt.

shqiptaret ne shba
Foto të tjera


(v.gj/shqiptarja.com)