Gati 1/5 e prindërve pendohen
për emrat që u vendosin fëmijëve

Gati 1/5 e prindërve pendohen<br />për emrat që u vendosin fëmijëve
Në bazë të një studimi (Mumsnet Survey) kryer ne Mbretërinë e Bashkuar rezulton se një në pesë prindër pendohen për emrat që iu lënë fëmijëve të tyre.

Në një studim online me 1000 prindër ka rezultuar se 18 % e tyre janë penduar per emrat që ju lënë pasardhësve, ndërkohë që vetëm 2% e tyre jua rindryshojne emrin më vonë.

Arsyeja kryesore pse ato pendohen, shpesh ka të bëjë me faktin që emrat mund te jenë shumë të përdorur nga të tjerët. (25%) 

Tjetër shkak mund të jenë për arsye të tingëllimit dhe shqiptimit. (11%)

Justine Roberts, themeluesja e këtij studimi shprehet se: “Zgjedhja e emrit të fëmijës tek prindërit e rinj është ndër gjërat e para që ata vendosin, kësisoj ta ndryshosh dhe të pendohesh për të është dicka shumë e zakonshme që ndodh me ta. Pavarësisht shumë kërkimeve paraprake që ato mund të bëjnë, përsëri del një arsye që i bën të ndërrojnë mendje''.

Një ngushëllim për këtë kategori prindërisht që pendohen për emrat që iu lënë fëmijëvë mund të jëtë se me kalimin e kohes femijëve mund t´ju thërrasin me shkurtime ose pseudonime që tingëllojnë lezetshëm dhe ju shkon për shtat.

Një nënë është shprehur se ishte penduar që ia kishte lënë të bijës emrin Elsa, që në momentin që Disney Frozen u bë popullor.

Një tjetër nënë shprehet se “Fëmija im ndihet keq për emrin që i kam lënë, kësisoj ndihem shumë e penduar”.

Dikush tjeter shprehet se emri i të bijës është marrë nga një grup terrorist pasi ajo kishte lindur.

Dy nga emrat më të përdorur ne Angli dhe Uells jane Oliver dhe Amelia, ndërkohë që në Skotland emrat më të përdorur mbeten Emily dhe Jeck.
 
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!