Për herë të parë në vendin tonë po bëhet certifikimi i audituesve të energjisë elektrike që pasi të marrin certifikatën do të dalin në terren për të audituar sistemin/klasin e energjisë së instaluar nëpër ndërtesa dhe izolimin që ka kjo ndërtesë. Ata do të bëjnë një kontroll të detajuar lidhur me eficiensën e energjisë, pra për klasin e energjisë së instaluar, dhe në fund ato dalin me një raport përfundimtar nëse kjo ndërtesë është brenda parametrave të përcaktuara për konsumin e energjisë apo duhet ndërhyrë.

Efiçienca e Energjisë dhe përfitimet mund të arrihen duke bërë investim në izolim dhe duke zëvendësuar pajisjet e zakonshme me ato teknikisht të avancuara. Në rast se një pajisje të shpenzon energji më shumë nga sa është e lejuar, në bazë të kontrollit merr edhe detajet se si duhet të veprosh. Këtë të premte u  zhvillua edhe testimi për audituesit e energjisë, një proces në të cilin kanë marrë pjesë 82 aplikantë të kualifikuar pas një vlerësimi paraprak.

Testimi konsiston në tre tipologji audituesi, që janë audituesi i ndërtesave, audituesi i proceseve dhe audituesi i ndërtesave dhe proceseve bashkë. Pra kemi tre lloj audituesish, që do të dalin në terren. Vetë provimi ka katër module, të cilët kanë nga 10 pyetje dhe çdo person i testuar duhet të marrë minimalisht 50% të këtyre pyetjeve për t’u kualifikuar si auditues”, sqaroi Berberi.

Sipas legjislacionit në fuqi çdo objekt, i cili shitet apo jepet me qira duhet të ketë patjetër certifikatën e klasit të energjisë.

“Kualifikimi i audituesve dhe certifikimi i tyre hap tregun e Efiçencës së Energjisë, i cili është një treg shumë i rëndësishëm në kuadër të vetë energjisë dhe reduktimit të konsumit të saj në territorin e Republikës së Shqipërisë. Është një proces, i cili nuk ndikon vetëm tek energjia, por ka të bëjë me banesat, industrinë dhe transportin. Është një agjenci e re, jemi në ristrukturim dhe me mbështetjen e madhe të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, po punojmë fort për të arritur qëllimin tonë që është eficenca dhe në këtë rast eficenca e agjencisë tonë”, nënvizoi Berberi.

Berberi shtoi se pritet të miratohen edhe aktet nënligjore, që puna të vijojë normalisht. Drejtori i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, saktësoi se sipas studimeve Shqipëria ka nevojë për 300 deri në 400 auditues, por që ky nuk është një numër i kufizuar.