Gati beteja finale për Mosulin, në
frontin e luftës dhe trupat e SHBA
Forcat irakiane do të rinisin ofensivën e tyre ndaj Shtetit Islamik në brendësi të Mosulit brenda pak ditësh. Kështu paralajmëroi një komandant amerikan nga fushëbeteja, duke iu referuar fazës së dytë të operacionit dymujor që pritet t’i zhvendosë trupat amerikane më pranë me vijën e frontit të luftës në këtë qytet.
Forcat irakiane do të rinisin ofensivën e tyre ndaj Shtetit Islamik në brendësi të Mosulit brenda pak ditësh.
Kështu paralajmëroi një komandant amerikan nga fushëbeteja, duke iu referuar fazës së dytë të operacionit dymujor që pritet t’i zhvendosë trupat amerikane më pranë me vijën e frontit të luftës në këtë qytet.
Beteja për Mosulin, ku përfshihen 100 mijë trupa irakianë, anëtarë të forcave kurde të sigurisë dhe milci shiite, është beteja më e madhe në terren në Irak që prej invazionit të udhëhequr prej SHBA-ve në vitin 2003. Faza e re pritet t’u japë trupave amerikane rolin më të madh ushtarak që prej përmbushjes së angazhimit të presidentit Barack Obama për t’u tërhequr nga Iraku në vitin 2011.
Ushtarë elitarë irakianë kanë marrë thuajse çerekun e Mosulit, që përbën edhe bastionin e fundit të rëndësishëm të xhihadistëve në Irak, por avancimet e tyre kanë qenë të ngadalta. Ndërkohë, gjatë këtij muaji ata u përfshinë në një fazë operacionale pushimi, e para gjatë fushatës.
Një njësi e armatosur rëndë me disa mijëra policë federalë është dislokuar, nga periferitë jugore ku ishte rreth dy javë më parë, në përforcim të fronteve lindore, pasi njësitë ushtarake të këshilluara prej amerikanëve pësuan humbje të mëdha nga një kundërsulm i Shtetit Islamik.
Këshilltarët amerikanë, pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që ka zhvilluar mijëra sulme ajrore dhe ka stërvitur dhjetëra mijëra trupa tokësore irakiane, do të punojnë drejtpërdrejt me këto forca dhe me një forcë elitare goditëse të Ministrisë së Brendshme.
“Për momentin jemi duke bërë të gjitha përgatitjet për fazën e ardhshme të sulmit, pasi do të nisin futjen në pjesën e brendshme të Mosulit lindor”, tha kolonel Stuart James. “
Aktualisht, pozicionimi i forcave luftarake dhe pajisjeve dhe armatimeve drejt kësaj pjese të objektivit tonë do të ndodhë në vetëm pak ditë”.
Kjo lëvizje do t’i vendosë trupat amerikane në mes të rrezikut tejet të madh të Mosulit, edhe pse James tha se niveli i rrezikut karakterizohet si “i moderuar”. Gjatë 15 muajve të fundit, 3 ushtarakë amerikanë janë vrarë në veri të Irakut./tch
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
38.1%
-
Më keq
44.6%
-
Njësoj
17.3%
Vota total: 3063
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë/ Tedi Blushi i Metës sulmon SPAK: Po bëhet pjesë e operacionit mafioz të Ramës për të grabitur votat
4 Gusht, 11:51
-
Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 3% më shumë nga 14 Maji 2023
4 Gusht, 11:51
-
Ermonela Jaho koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit, Veliaj i dhuron Kullën e Sahatit: Mirënjohës që je imazh i Shqipërisë moderne
4 Gusht, 11:47
-
Mirditë/Kultivonte bimë narkotike në pyll, arrestohet 31-vjeçari, në hetim kryeplaku i fshatit! Sekuestrohet 4 kg kanabis (EMRI)
4 Gusht, 11:38
-
Kërcënohet përsëri me vdekje presidenti i Lacios, Lotito rrëfen ‘ferrin’ që po përjeton: Më duket si në kohët e ‘Diabolik’!
4 Gusht, 11:31
-
Zgjedhjet për kryebashkiakun, Fredi Beleri mesazh në greqisht nga burgu: Vëllezërit e mi minoritarë po bëjnë sot betejën përfundimtare
4 Gusht, 11:16
-
Durrës/ Kërcënojnë me thikë taksistin dhe i marrin xhiron ditore, në pranga një djalë dhe një vajzë (EMRAT)
4 Gusht, 11:12
-
Ardit Bido: A shihemi fundjavën tjetër djema?
4 Gusht, 11:11
-
'Këtu i ligjet i bëjnë si të duan vetë', Gjikuria pas votimit: Pavarësisht kartave ID të skaduara, do të fitojmë
4 Gusht, 11:06
-
Qëndresa Qytetare: Katër problematika në Zgjedhjet e Himarës, komisionerët po flasin greqisht!
4 Gusht, 10:57
-
Pse olimpistët kafshojnë medaljet e arta?
4 Gusht, 10:47
-
Izrael, sulm terrorist pranë Tel Avivit! Një person sulmon me thikë 4 kalimtarë, 2 vdesin. Vritet dhe atentatori palestinez
4 Gusht, 10:43