Gati dërgimi
i vëzhguesve në Siri

Gati dërgimi <br />i vëzhguesve në Siri
NJU JORK - Këshilli i Sigurimit në OKB pritet të mblidhet sot për të votuar një projekt-rezolutë të hartuar nga SHBA-të që përcakton planin e dërgimit të vëzhguesve në Siri. Ekipet e vëzhguesve, që pritet të nisen në ditët e para të javës së ardhshme do duhet të vërejnë se si po zbatohet në terren plani i paqes i mbështetur nga OKB dhe Lidhja Arabe.

Armëpushimi, që është edhe pika thelbësore e planit të paqes, duket se po zbatohet deri tani. Megjithëse tre civilë u raportuan të vrarë gjatë ditës së sotme në vijim të manifestimeve masive në qytete të ndryshme të vendit.

Projekt-rezoluta e KS u kërkon forcave qeveritare dhe atyre të opozitës të zbatojnë plotësisht planin e Annan ku përfshihen tërheqja e trupave dhe dhënia fund e dhunës në çdo formë. Dërgimi i skuadrës së vëzhguesve, një ekip prej 30 vetësh, është një ide e përkrahur edhe nga Kina e Rusia që kanë vënë veton për rezolutat e mëparshme.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy megjithatë u shpreh sot se ai nuk beson as te sinqeriteti I Bashar al-Assad dhe fatkeqësisht, as te armëpushimi. “Komuniteti ndërkombëtar duhet të krijojë korridore humanitare, kështu që ata fatkeqë që po masakrohen nga një diktator të mund të shpëtojnë”, tha Sarkozy.

OKB vlerëson se rreth 9000 njerëz kanë humbur jetën që nga fillimi i protestave antiqeveritare në mars 2011.
(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato