Gati dokumenti/ Në tetor prezantohet nisma Shqipëri-Holandë për një Komunitet Politik Europian, ideja nga Macron

TIRANË- Në tetor të këtij viti do të prezantohet në Samitin e Pragës për Ballkanin Perëndimor një nismë shqiptaro – holandeze që synon që të elaborojë idenë e Presidentit Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Europian.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në takimin që pati me homologun holandez, Wopke Hoeska tha se dokumenti është gati për t’u bërë publik në Samitin e Pragës për Ballkanin Perëndimor.

“Ajo që është vërtet lajm i mirë, është që tashmë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Holandës ka filluar të prekë edhe fusha që dikur do të kishte qenë e vështirë të mendoheshin. Në këtë kontekst, dua të përmend nismën shqiptaro – holandeze për të cilën kanë rënë dakord Kryeministrat Rama dhe Rutte e cila synon që të elaborojë idenë e Presidentit Makron për një Komunitet Politik Europian në një plan konkret me disa pika, e cila pra, vendos një marrëdhënie konkrete bashkëpunimi për hartimin e këtij dokumenti që do të paraqitet në tetor të këtij viti në Samitin e Pragës për Ballkanin Perëndimor. Dhe me sa di, i dashur koleg, edhe ju keni dhënë kontributin tuaj në këtë dokument”, tha Xhaçka.

Ministrja e cilësoi Holandës si një “gjykatëse e rreptë”  në rrugëtimin e Shqipërisë  në procesin e integrimit, por nga ana tjetër edhe një mbështetëse dhe inkurajuese për vazhdimin e këtij rrugëtimi.

“Holanda në këtë proces ka qenë padyshim një nga gjykatësit më të rreptë të punës së Shqipërisë. Por dua të theksoj që Holanda ka qenë njëkohësisht edhe një nga mbështetësit e rëndësishëm të procesit të integrimit duke ofruar asistencë të prekshme me fokus të veçantë në grupin e parë të kapitujve negociues, të ashtuquajturin Cluster 1, Fundamentals, e sidomos për sa i përket debatit për politikat që përfshijnë këto kapituj dhe përfshirjes së shoqërisë civile”, tha Xhaçka.

Lajmi për nismën e përbashkët mes Shqipërisë dhe Holandës për anëtarësimin në familjen Europiane u bë me dije gjatë një vizite që pati kryeministri Edi Rama në 4 korrik të këtij viti me homologun e tij, Martk Rutte, megjithatë pa dhënë të tjera detaje.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetë që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetë që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca