Gati dorëheqjet nga punonjësit e
Kuvendit, ikin “besnikët”e Topallit

Gati dorëheqjet nga punonjësit e<br />Kuvendit, ikin “besnikët”e Topallit
TIRANE- Edhe institucioni i Kuvendit të Shqipërisë pritet që të përballet javën që vjen me dorëheqjet e punonjësve të tij. Të parët që do të dorëzojnë kërkesën për të dhënë dorëheqjet do të jenë drejtorët kryesorë të këtij institucioni si dhe vetë një nga zyrtarët e lartë të Kuvendit, Lulzim Leçaj.

Burime pranë institucionit ligjvenës në vend, theksojnë se duke filluar që nga e hëna do të fillojnë dhe dorëheqjet e punonjësve të tij. Në të njëjtën kohë pjesë e këtyre dorëheqjeve do të jenë dhe “besnikët” e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli duke filluar që nga zëdhënësja apo dhe këshilltarë të saj, të cilët shpesh herë janë vënë në fokus të akuzave për shkak të shumicës së tyre me orgjinë nga qyteti i Shkodrës.

Ndërkohë që aktualisht sekretari i përgjithshëm i Kuvendit është edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si i zgjedhuri dhe i propozuari i Kuvendit. Institucioni ligjvënë, i cili pritet që pas datës 9 shtator, datë kur do të mbahet dhe seanca e parë parlamentare do të drejtohet nga Ilir Meta, pritet që të pësojë ndryshime në stafin e tij. Ky rotacion, edhe pse nuk dihet se deri në çfarë nivlesh do të jenë dorëheqjet, pritet të sjellë punonjës të rinj në përbërjen e tij. Ndërkohë që dorëheqjet kanë filluar, edhe pse nuk janë bërë publike, edhe në ministritë, ku stafet politike të ministrave kanë zgjedhur tu qëndrojnë besnikë shefave të tyre duke dhënë dorëheqjet para se largohen ministrat aktual nga detyra. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në drejtori të caktuara. Ndërkohë që e djathta i druhet frikës së largimit nga puna të punonjësve të administratës. Kreu i PD, Lulzim Basha kohët e fundit i mëshon qëndrimit të tij se do të ngrerë një komision të caktuar për ankesat që do të kenë punonjësit e shkarkuar. Nga ana tjetër, kryeministri i zgjedhur nga votat e 23 qershorit, Edi Rama në faqen zyrtare të tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar adresën në të cilën kushdo i interesuar për një vend pune, mund të çojë CV. Kjo nismë është kritikuar nga ana e kryeministrit në ikje, Sali Berisha, i cili ka kërkuar zbatimin e ligjit për nëpunësin civil. Gjithësesi i mbetet LSI që të vendosë për Kuvendin.

SHKARKOHEN ZV/ MINISTRAT
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, pritet që të propozojë në mbledhjen e fundit të qeverisë lirimin nga detyra të të gjithë zv.ministrave.

Në nenin 6 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, thuhet se “Zëvendësministri emërohet dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit. Me urdhër të ministrit, zëvendësministrit i caktohen edhe detyra të tjera”.

Këtë javë, Berisha pritet të ketë takimin e fundit me anëtarët e kabinetit qeveritar, pasi javën tjetër merr votëbesimin qeveria e re e drejtuar nga kreu i socialistëve, Edi Rama. Për këtë shkak, Kryeministri në detyrë ka kërkuar që krerët e dikastereve të jenë liruar nga detyra që kanë mbajtur përpara se kabineti të lërë zyrtarisht detyrën.
 
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit

VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit