PRISHTINE - Është hartuar dokumenti për mandatin e EULEX-it që do të dërgohet në parlament për tu votuar. Mësohet se dokumenti i hartuar është pranuar nga institucionet e Kosovës, ndërsa pritet të votohet në parlament.
Marrëveshja me BE-në është e ngjashme më mandatet e mëparshme të EULEX-it, por ndryshon në dy pika.
Së pari Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale tashmë do të jetë vendas dhe shumica e anëtarëve në gjykata do të jenë po ashtu me gjyqtarë vendës, shkruan Tribuna.
Ndërkaq siç shkruan gazeta “Tribuna”, këto janë pikat e marrëveshjes Kosovë-BE sa i përket EULEX:
Në përputhje me nenet 17 (1), 18 (1) dhe 20 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ne e mirëpresim praninë e ripërtërirë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim e Ligjit në Kosovë (“EULEX KOSOVË”) .
- Emri, “EULEX KOSOVË”
- kalimi i mandatit të “EULEX KOSOVË”, duke përfshirë normalisht mos hapjen e asnjë rasti të ri si parim;
- Të gjitha institucionet e sundimit të ligjit do të udhëhiqen nga zyrtarët e Kosovës;
- Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it do të jenë të integruar në institucionet e Kosovës dhe do t'i ushtrojnë funksionet tyre në pajtim me legjislacionin e Kosovës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com