Gati nisja e Vetingut, Gjonaj:
Mbështetje nga qeveria

Gati nisja e Vetingut, Gjonaj:<br />Mbështetje nga qeveria
Teksa Reforma në Drejtësi pritet të nis shumë shpejt, ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një komunikim me mediat u shpreh se qeveria i ofron mbështetje të plotë organeve të Vetingut.

Ajo shtoi se në përfundim të procesit, anëtart e vetiingut janë gati të nisin procesin e vetingut që përfshin vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
 
“Qeveria shqiptare është e angazhuar për reformën në drejtësi. Qeveria mori  vendim në mbledhjen e parë të saj , për vënien në dispozicionin të ambienteve të përshtatshme për komisionin e pavarur të kualifikimit dhe operacionit ndërkombëtarë të monitorimit. Sot,  në mbledhjen e dytë, qeveria morivendimin për vënien në dispozicion për dhënien e mjediseve të posaçme për kolegjin e apelimit, dukemundësuar kushte logjistike dhe infrastrukturore për funksionimin e këtij kolegji.

Qeveria Shqiptare, pra po tregon se është e angazhuar totalisht në këtë proces. Qeveria Shqiptare është shprehur e gatshme për mbështetjen e strukturave edhe për pagat e stafit të organeve të vettingut, që po diskutohet dhe në komisionin e ligjeve dhe që do të miratohet shumë shpejt nga kuvendit. Në fund të këtij proçesi organet e vettingut janë gati të nisin procesin e punës së tyre
" u shpreh Gjonaj.
 


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme