Gati për plazh sot?! Në disa zona të vendit pasditja me shi, parashikimi i motit për këtë të diel, 11 korrik 2021

Gati për plazh sot?! Në disa zona të vendit pasditja me shi, parashikimi i motit për këtë të diel, 11 korrik 2021

Foto ilustruese

Ditën e sotme parashikohet një mot përgjithësisht ikthjellët por do të ketë edhe surpriza.

Sipas MeteoAlb dita e diel nis me kthjellime për vendin tonë, ndërsa vranësira kalimtare do kenë në zonat malore. Por mesdita dhe kryesisht orët e pasdites sjellin zhvillim të vranësirave në gjysmën lindore të Shqipërisë duke krijuar mundësinë për shira të izoluar, ku nuk përjashtohet mundësia e ministuhive të breshërit. Mbrëmja përmirëson dukshëm kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione