“Gati për Shqipërinë”, kryeministri takim online me të rinjtë, do të kontribuojnë për mandatin e tretë të qeverisjes

“Gati për Shqipërinë”, kryeministri takim online me të rinjtë, do të kontribuojnë për mandatin e tretë të qeverisjes

Kryeministri Rama në takim me të rinjtë

Qindra të rinj i janë bashkuar tashmë nismës ‘Gati për Shqipërinë’, të shpallur nga kryeministri Edi Rama, të cilët do të kontribuojnë për vendin për mandatin e tretë qeverisës.

Kreu i qeverisë, idetë dhe vizionin e tyre i sheh si një vlerë të shtuar, dhe veçanërisht në disa sektorë të shpallur prioritet nga qeveria, siç janë dixhitalizimi dhe modernizimi i shërbimeve.

“Sa më shumë ju dëgjoj, aq më shumë bindem të elaborojmë konceptin nëpunësin digjital. Sepse mund të bëjmë një revolucion, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë, duke krijuar një administratë hibride”, tha Rama.

Pati edhe disa të rinjtë që u shprehën të gatshëm që të rikthehen në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre për vendin.

“Nëse do të vish në Shqipëri, hajde nesër, do të fusim në shërbim. Nëse do të bëjmë gjysmën e këtyre që folëm sot do të ishte një fitore e madhe”, u shpreh kreu i qeverisë.

‘Kënaqësi dhe frymëzim nga sesioni i parë i bashkëbisedimit me aplikantët e nismës Gati për Shqipërinë. Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta. Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën [email protected].’- shkruan Rama.

Platforma “Gati për Shqipërinë”  është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja