Shkolla “Sotir Çapo” në Patos është gati për vitin e ri shkollor. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga investimi, duke theksuar se ambientet janë transformuar falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Patos. Sipas tij, shkolla tashmë shërben jo vetëm për zhvillimin e mësimit, por edhe për sport, aktivitete komunitare dhe programet “Pas Shkolle” për nxënësit.

"Shkolla “Sotir Çapo” në Patos është gati për vitin e ri shkollor. Investimi i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Patos i ka kthyer këto ambiente në një qendër moderne jo vetëm për mësim, por edhe për sport, aktivitete komunitare dhe programe pas shkolle për nxënësit" shkruan Rama në rrjete sociale. 

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38

    Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?