Putin: Gati për të rifilluar dialogun me Kievin! Telefonatë me Macron dhe Scholz

Putin: Gati për të rifilluar dialogun me Kievin! Telefonatë me Macron dhe Scholz

Presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe Kancelarin gjerman Ofal Scholz, konfirmoi gatishmërinë e Moskës për të vazhduar bisedimet e paqes me Kievin.

Lajmin e ka bërë të ditur Kremlini sipas Agjencisë ruse të Lajmeve Tass.

"Putin, vuri në dukje se negociatat janë të ngrira për shkak të Kievit, por konfirmoi gatishmërinë ruse për të rifilluar dialogun. Macron dhe Scholz i kërkuan udhëheqësit të Kremlinit Vladimir Putin të lirojë 2500 luftëtarët Azovstal dhe të angazhohet në negociatat e drejtpërdrejta dhe serioze"me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Putin nënvizoi çështjen e dërgesës së rrezikshme të vazhdueshme të armëve perëndimore në Ukrainë, duke paralajmëruar për rreziqet e një destabilizimi të mëtejshëm të situatës dhe të përkeqësimit të krizës humanitare", raporton Tass.

 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin telefonatë me Macron dhe Scholz: Gati për të rifilluar dialogun me Kievin! Ofensivë e re në Kherson


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore