Gati projektligji i ri që synon ngritjen e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve

Gati projektligji i ri që synon ngritjen e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve

Foto ilustruese

TIRANË- Është hedhur për konsultim publik projektligji i hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili synon të bëjë disa ndryshime në ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik” të ndryshuar. Këto ndryshime vijnë pa paralajmërimit të Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku e cila pati deklaruar se, shpronësimet shpesh janë bërë problem për realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore. 

Projektligji i propozuar, sipas relacionit shoqërues synon të rregullojnë procedurat e shpronësimit, me synim planifikimin si dhe përqendrimin e kompetencave të institucionit përgjegjës për shpronësimet. Tashmë institucion përgjegjës do të jetë Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve, që sipas deklaratave të Ministres Balluku do të ngrihet brenda këtij muaji. Ky institucion i ri që do të ndërtohet, do të jetë pikërisht nën përgjegjësinë e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa organizimi dhe mënyra se si do të funksionojë do të përcaktohet nga Këshilli i Ministrave. 

Deri më tani shpronësimet për interes publik janë bërë nga Këshilli i Ministrave, por që shkaktonte shumë vonesa deri në shpronësimin final. 

Ky projektligj nuk ishte i parashikuar në projektaktet e Këshillit të Ministrave për këtë vit, por sipas relacionit nuk efekte financiare shtesë në buxhet pasi ndryshimet e propozuara janë të aspektit procedural.
Tashmë grupet e interesit kanë mundësinë që brenda 20 ditëve pune nga sot, të dërgojnë komentet dhe kritikat apo rekomandimet e tyre për të përmirësuar nenet dhe ndryshimet që janë propozuar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim