Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur para nisjes së seancës plenare dhe protestës së opozitës. Jashtë dyerve të Kuvendit, Kryemadhi shprehu vendosmëri për të rrëzuar qeverinë Rama, duke thënë se është e kotë të flaksh me logjikë me këtë të fundit.
/Shqiptarja.com
“Shqiptarët nuk i rrëmbejnë dot, edhe pse votat i kanë për të rrëmbyer kryeprokurorin. Nuk do ta lejoja kurrë atë që bën Edi Rama. Është e kotë të flasësh me logjikë me të. Edi Rama s’ka ndjerë ndonjëherë përgjegjësi për fëmijët e tij, kështu që s’do të ndjejë përgjegjësi për fëmijët e Shqipërisë. Do të protestojmë me t gjitha mjetet. S’ka skenar të përgatitur, por skenari është që Rama të lërë qytetarët të jetojnë të qetë. Të ikë dhe të mos kthehet më. Është më e mira për të dhe të gjithë shqiptarët”, tha Kryemadhi.
d.c./shqiptarja.com









