Masterplani i portit të Vlorës ka hyrë në fazën përfundimtare të konkretizimit dhe nisjes së punimeve në terren. Në javët në vazhdim do fillojë puna për këtë projekt, që është investimi më i madh i realizuar ndonjëherë në portin e Vlorës, me një financim prej më se 15 mln eurosh nga Kooperacioni Italian. Projekti i përbashkët mes qeverive shqiptare dhe italiane synon transformimin gradual të tij në një periudhë 2-3 vjeçare, me terminalin e ri të pasagjerëve, etj.
/Shqiptarja.com








