Tirana pret dritën jeshile nga Komisioni Evropian për statusin kandidat. Agjencia prestigjioze italiane e lajmeve ANSA, në një artikull të sajin shkruan se vendimi i Brukselit është pozitiv. Megjithatë "po"-ja e Komisionit do të jetë e kushtëzuar me progresin e reformave politike.
Sipas axhendës zyrtare të Brukselit për të mërkurën, në ora 11:15 Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë Stefan Fule do të prezantojë në Komisionin e Çështjeve të Jashtme në Parlamentin Evropian raportet e progresit për vendet aspirante.
Më pas, në orën 13:30 është parashikuar mbajtja e një konference shtypi nga komisioneri Fule për të prezantuar para publikut përmbajtjen e asaj çka cilësohet paketa e zgjerimit. Komisioni Evropian e vlerëson rikthimin e dialogut politik në Kuvend që prej marrëveshjes së nëntorit të kaluar mes mazhorancës dhe opozitës.
Veprim që ka çuar në përmbushjen e disa prej prioriteteve të vendosura nga Komisioni në opinionin për statusin kandidat. Raporti i progresit do të jetë një përmbledhje analitike e atyre prioriteteve që janë plotësuar dhe atyre që ende duhet të adresohen nga klasa politike dhe institucionet shqiptare.
Pritet që Komisioni ta rekomandojë dhënien e statusit por ai do të kushtëzohet me kryerjen e reformave të cilat duhet të përmbushen deri në muajin dhjetor kur vendet anëtare mblidhet për të shqyrtuar propozimin e Komisionit dhe vendosur nëse do të jepet apo jo statusi për vendin tonë. Përtej adresimit të prioriteteve të mbetura pezull e që kanë të bëjnë me reformën e rregullores së Parlamentit, votimin e ligjit të Shërbimit Civil dhe atij të Gjykatës së Lartë, zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm do të jenë një test për Shqipërinë.
Një moment, që edhe nëse nuk do të jetë kushtëzues për dhënien e statusit do të jetë përcaktues për nisjen e negociatave të pranimit në familjen evropiane.
(dm/Gre,M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com