Gati statuti i ri i PS-së, Xhafaj:
Ja 8 çështjet ku do të ndërhyhet
Xhafaj fton gazetarët t'i bashkohen PS

Ndryshime themelore në statutin e partisë socialiste, ky është paralajmërimi që bën Fatmir Xhafaj, i cili është pjesë e grupit të punës në PS. Në një deklaratë për mediat Xhafaj bëri të ditur se ndërhyrja në statut do të jetë e thellë. 

Në mënyrë specifike 8 ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me rolin e anëtarit në strukturat organizative të partisë, përshtatja e strukturave me ndarjen e re territorial, procesi I financimit të partisë, mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë dhe drejtues vendor.
 
Po ashtu projketi parashikon parime dhe rregulla të reja për integritetin, apo edhe për formulë e zgjedhjes së kryetarit dhe strukturave qëndrore të PS.

Fatmir Xhafaj tha se projekt statuti do të kalojë fillimisht në asamblenë kombëtare të partisë e më pas do ti përcillet kongresit të 19 marsit. Por Xhafaj nuk ka një përgjigje nëse projekti do të kalojë si pikë e parë e rendit të ditës apo jo. Nëse kalon në fillim të kongresit projekt statuti hyn në fuqi menjëherë duke parashikuar implementimin e tij që në këtë mbledhje të parë për zgjedhjen e kryetarit të partisë. 

"U mbyll me sukses hartimi i statutit të PS. Ka nëj sërë rrethanash që e bëjnë të domosdoshëm ndryshimin e statutit. Reforma territoriale dikton përshtatjen e organizimit të partisë me qëllim një parti më dinamike për të kontribuar në mënyrë aktive në qeverisjen vendore dhe maksimizuar rezultatin në zgjedhje.Statuti Reflektim në përvoja por dhe gabimet e bëranë këto vite. Ndryshime në parimet e kolegjialitetit, zgjedhshmërinë , llogaridhënien etj. Statuti ir i vendos në fokus anëtarin , përkrahësin e partisë , përvoja dhe profesionalizimi kanë treguar se forca e PS mbetet tek anëtari i thjeshtë. Është rasti për ta konkretizuar me një dëshmi sic është pjesmarrja e antërëve në zgjedhje me parimin nëj antërë 1 votë e delegatëve të rinj. Ky tregon një lidhje shumë të fortë mes anëtarëve dhe organizatës nëj vlerë që meriton të zbatohet e konsolidohet. Bëhët një përshtatje më e plotë me strukturën e PSnë nivel vendor si organizata socialiste, këshilli sociliast dhe kwshilli i qarkut

Në projekt statutin e e ri të PS Xhafaj thotë se janë marrë në konsideratë të gjitha gabimet dhe problematikat që janë shfaqur kohëve të fundit dhe këto ndryshime synojnë ta cojnë ps drejt fitores së radhës në zgjedhje.

Sipas tij, statuti i ri, sipas modelit të Partisë Laburiste, do të sjellë përmirësime në organizimin dhe financimin e Partisë Socialiste.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025