Gati të startojë sot në mbrëmje “Peza N’Fest 2018”, plot muzikë, art dhe sport

Gati të startojë sot në mbrëmje “Peza N’Fest 2018”, plot muzikë, art dhe sport

Pamje nga përgatitja e skenës për festën e mbrëmjes

Gjithçka është gati për të nisur “Peza N’Fest 2018”. Mbrëmja e kësaj të shtune pritet që gjallërohet nga qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme për të ndjekur aktivitetet e larmishme të organizuara nga Bashkia e Tiranës, që jo vetëm do të evokojnë një ngjarje të rëndësishme për historinë e luftës antifashiste, por edhe që pritet të krijojnë momente fantastike argëtimi.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar përgatitjet që nga dekori e deri te skena ku do të ngjiten këngëtarët dhe DJ më të mirë të momentit. Festa do të fillojë me një sërë këngëtarësh të talentuar si: Jonisa Lako, Henri nad the Band, Semi Jaupaj etj. Më pas do të vijohet me aktivitete të tjera si: Nata e gjelbër, Kinema nën yje, piknik, histori rreth zjarrit dhe lojëra sportive. Nata do mbyllet nga muzika e luajtur nga DJ Set nga Indripendent FX.

Por festa nuk mbaron me kaq. Bashkia ka menduar që festa të vijojë edhe të dielën ku në orën 10:00 veteranë, familjarë dhe zyrtarë të lartë do të kujtojnë dhe nderojnë përpjekjen e pjesmarrësve të Konferencës së Pezës për bashkimin e gjithë shqiptarëve dhe luftimin e pushtuesit. Banda e Qytetit, Ansambli Tirana, Cirku Kombëtar do të ofrojnë muzikë dhe shfaqje të ndryshme për të gjitha moshat. Ndërkohë që për më të vegjlit do të ketë një program të veçantë ku veç Teatrit të Kukullave, për ta do të ngrihet dhe qyteza e lojërave.

Programi i Peza N’Fest
15 Shtator

Ora 17:00-23:00 Kinemaja verore
Ora 19:00-21:30 Koncert Live me:

-Paradox
-Jonisa Lako
– The “Djems”
– Henri and the Band
– Semi Jaupaj
– All In Band

Ora 19:00- Deri ne mengjesin e dates 16: Nata e Gjelber

Ndeshje Volejbolli
Kinema nën Yje @Park
Piknik e gatim outdoor
Histori rreth zjarrit
Muzikë dhe Karaoke
Lojera të ndryshme si Volejboll, BasketBoll, Shah, Dam,Tëister etj.
Lojera sociale me të rinjtë

ORA 21:30-23:00 : DJ Set nga Indripendent FX
16 Shtator – Ora 09:00
Ora 09:00 Banda e Qytetit performancë
Ora 09:00-12:00 Qyteza e lojërave për fëmijë/ Cirku Kombëtar
Ora 09:30-10:00 Fëmijë që kërcejnë me kostume popullore në skenën kryesore
Ora 11:00-11:30 Teatri I Kukullave
Ora 11:30-12:00 Ansambli Tirana
Ora 12:00-13:30 Këngëtar nga Tirana Art Fest

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë