TIRANE- Ministria e Zhvillimit Ekonomik Tregëtisë dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me Ministrinë e Financave me anë të një urdhëri të përbashkët do të krijojnë një grup të përbashkët pune për shmangien e rritjes abuzive të çmimeve në treg. Kjo Task-Forcë do të bëjë të mundur monitorimin e çmimeve të produkteve që preken nga rritja e akcizës dhe taksës së qarkullimit. Urdhri i nënshkruar nga dy Ministrat përkatësisht Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisw dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj dhe Ministri i Financave Shkëlqim Cani, angazhon specialistë nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Tatimeve që të parandalojnë rritjen abuzive të çmimeve për ato produkte që preken nga rritja e akcizës. Kontrollet do të përqendrohen te produktet e duhanit dhe te hidrokarburet.
Grupi i punës do të organizojë menjëherë monitorimin e tregut dhe do të evidentojë situatën në lidhje me çmimet e produkteve objekt i rritjes së akcizës dhe taksës së qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin. Në bazë të kësaj marrëveshje grupi i punës do të njoftoj dhe do të raportojë situatën dhe masat e marra pranë dy Ministrive përgjegjëse (Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë së Financave). Pë zbatimin e këtij urdhëri të përbashkët ngarkohen Drejtoria e Tregut të Brëndëshëm në MZHETS, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Shkrimi u publikua sot (11.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com