GJERMANI- Dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë është përcjellë me nota pakënaqësie brenda unionit të BE-së. Partitë euroskeptike kanë nisur reagimet e tyre ndaj vendimit të djeshëm të Komisionit Europian për t’i thënë PO Shqipërisë. Zëdhënësi i partisë Alternativa për Gjermaninë, Alexander Gauland është shprehur sot në një media gjermane se rekomandimi i komisionerit për zgjerim në BE, Stefan Fyle është i papërgjegjshëm.
Gauland ka deklaruar se nuk mjafton vetëm vullneti i mirë si kriter për të marrë statusin. “Vendi ka shumë probleme rajonale që presin zgjidhje përfundimtare përpara se të propozohet statusi kandidat”, thotë Gauland. Ai e cilëson veprimin e Fyles si neglizhencë dhe verbëri e nevojës për zgjerim.
Sipas Gauland, Fyle tallet me shqetësimet e shumicës së qytetarëve të BE-së, të cilët shohin mjaft probleme edhe pa antarësimin e Shqipërisë. Alternativa për Gjermaninë bën thirrje më tepër për konsolidimin, se sa për zgjerimin e BE-së.
Zëdhënësi i partisë euroskeptike në Gjermani, Gauland mendon se për çdo zgjerim të mëtejshëm duhen pyetur qytetarët e unionit me anë të një referendumi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Batutat e Ramës për statusin: Kur ta marrim s'do këndojë më Çiljeta me të tjerë