Menjëherë pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallën kryesore të Kuvendit të Kosovës, ambasadorët e vendeve të ndryshme të atashuara në Kosovë janë vendosur në një tjetër sallë të Kuvendit.

Siç shihet edhe në këtë foto të publikuar nga mediet kosovare, Ambasadorët kanë mbetur të hutuar nga situatë e krijuar në sallë, në një kohë kur aty po diskutohej shumë qetësisht mes deputetëve të partive opozitare dhe atyre të partive në pushtet.

Në foto shihen ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Samuel Zbogar.


kosova
Hedhja e gazit lotsjellës në momentet e fundit të diskutimeve bëri që séance të ndërpritet, pasi tymi në sallë nuk lejon vijimin e qëndrimit, ndonëse prej sallës nuk janë larguar për ansjë moment deputetëte Lëvizjes Vetëvendosje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)