Gaz në Kuvend s'pengohet zgjedhja
e Presidentit,votohet këtë të premte

Gaz në Kuvend s'pengohet zgjedhja<br />e Presidentit,votohet këtë të premte
Deputetja e Vetëvendosjes në Kosovë ka hedhur edhe në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës gaz lotsjellës, por kjo nuk ka penguar caktimin e datës për zgjedhjen e presidentit të vendit, seancë e cila do të mbahet këtë të premte në orën 11:00..
 
Gazi lotsjellës kësaj radhe është hedhur nga nënkryetarja e Parlamentit të Kosovës, njëherësh deputete e Vetëvendosjes Aida Dërguti e cila më pas është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë.
 
Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti ka deklaruar se, “I bëjmë thirrje opozitës dhe qytetarëve për protestë të premten në mëngjes. Mbledhja është e paarsyeshme dhe e konsiderojmë si puç mbi Republikën. Mbledhja duhet të ishte publike e jo me dyer të mbyllura” ka shtuar ai.

Mbledhja e sotme e Kryesisë të Kuvendit kishte për qëllim diskutimin për zgjedhjen e presidentit të vendit, ndërkohë që ajo është ndërprerë sapo deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit ka hedhur gazin lotsjellës .

Pas arrestimit të Dërgutit, përfaqësuesit e opozitës në Parlamentin e Kosovës kanë vendosur që të braktisin sallën, ku mbledhja e Kryesisë në sallën alternative është mbajtur pa praninë e opozitës.
 
Pas kësaj, Kryesia ka vendosur që të caktojë një ditë tjetër për seancën e zgjedhjes së Presidentit, duke paralajmëruar se, seanca për zgjedhjen e Presidentit do të mbahet këtë të premte në 11:00.


  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin