Gaza, ”Amnesty International” akuzon grupet e armatosura palestineze për krime lufte
JERUZALEM, 26 mars /ATSH-AFP/ – Grupet e armatosura palestineze janë shpallur fajtore për krime lufte, për vrasjen jo vetëm të civilëve izraelitë, por edhe atyre palastinezë nga sulmet ajrore në Gaza vitin e kaluar, deklaroi sot Amnesty International. Sipas dy raporteve të mëparshme, ishte Izraeli ai që u akuzua për këto krime nga kjo organizatë. […]
JERUZALEM - Grupet e armatosura palestineze janë shpallur fajtore për krime lufte, për vrasjen jo vetëm të civilëve izraelitë, por edhe atyre palastinezë nga sulmet ajrore në Gaza vitin e kaluar, deklaroi sot Amnesty International.
Sipas dy raporteve të mëparshme, ishte Izraeli ai që u akuzua për këto krime nga kjo organizatë. Raporti më i fundit nga kjo organizatë është publikuar vetëm disa ditë para, raport që zyrtarët palestinezë planifikojnë ta paraqesin në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, kundër drejtuesve izraelitë më 1 prill.
Grupet e armatosura palestineze duke përfshirë dhe krahun e armatosur të Hamasit kanë nisur sulme të vazhdueshme dhe të paligjshme gjatë konfliktit duke vrarë gjashtë civilë dhe duke plagosur shumë të tjerë.
"Duke kryer këto krime, ata kanë treguar qartazi një ndjenjë indiferentizmi përballë të drejtës humanitare ndërkombëtare", deklaroi Philip Luther, drejtor i programit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në "Amnesty International" në një komunikim menjëherë pas publikimit të raportit.
Ai i referohej vdekjes së gjashtë civilëve, përfshirë dhe një fëmijë katër vjeç, i vrarë gjatë një sulmi me raketa në Rripin e Gazës.
"Pasaktësia në objektiv e raketave ka çuar dhe në vdekjen e civilëve palastinezë", thuhet në raport.
"Ishte një raketë palastineze ajo që shkaktoi dhe vdekjen e 13 civilëve palastinezë, ndër të cilët 11 ishin fëmijë, deklaratë që i referohet 28 korrikut 2014 në një kamp refugjatësh ne Gaza", sipas një eksperti të dërguar nga "Amnesty International".
Shumë mjekë palestinezë shkuan në ndihmë të të plagosurve në Izrael, por ata u kthyen mbrapsht nga ushtria vendase me pretendimin se ky ishte vetëm një "sulm i dështuar rakete"./ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.1%
-
Jo
47.3%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6808
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deputetja Zhupa: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike! Do u prishen shtëpitë te 'Pasqyrat'
19 Shkurt, 16:58
-
Ferrari zbulon makinën ‘SF-25’, drejtuesit: Makinë 99% ndryshe nga të sezonit të kaluar! Sezoni ri i Formula 1 do të nisë më 14 mars në Australi
19 Shkurt, 16:54
-
Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit
19 Shkurt, 16:37
-
Oreksi i tepërt, ja faktorët që nxisin më shumë urinë
19 Shkurt, 16:35
-
Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO kalon për gjykim kimistin kolumbian të organizatës! Samir Rosales Rodriguez ende në kërkim
19 Shkurt, 16:32
-
'MIRA', Inteligjenca Artificiale që do të gjurmojë punësimin informal
19 Shkurt, 16:25
-
Nga mbijetesa te 'shtegtimi' larg Tiranës, drejtori i bardhebluve për Report Tv: Fitorja e fundit na motivoi!
19 Shkurt, 16:14
-
Rrëfehet drejtuesja e shoqatës, Boriçi: U shokuam kur e dëgjuam, Anila ishte 2 ditë më parë këtu dhe nuk shfaqi shqetësime! E përkushtuar ndaj punës
19 Shkurt, 16:05
-
Grabitja më e rëndë për një futbollist, Giroud e pëson keq në SHBA
19 Shkurt, 16:00
-
Roli i princit saudit në përpjekjet e Presidentit Trump për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gazë
19 Shkurt, 15:58
-
Dhimbja e kokës, çfarë po përpiqet t’ju tregojë trupi juaj? / Si të largoni dhimbjet e kokës me metoda natyrale nga Altin Joka
19 Shkurt, 15:55
-
Në opozitë të gjithë rreth Berishës për ‘shkrirjen e SPAK’, Tabaku bashkohet për të pyetur ‘Venecian’: PD protestoi e lirë para institucionit, PS si bandë e paguar
19 Shkurt, 15:41