Gaza, armëpushim 72 orësh mes Izraelit dhe Hamasit

Armëpushimi prej 72 orësh hyri në fuqi dje në mesnatë në Rripin e Gazës duke hapur negociatat për ta shndërruar në një armëpushim afatgjatë me ndërmjetësimin e Kajros.

"Asnjë predhë nuk u lëshua nga Rripi i Gazës drejt territoreve izraelite, ndërkohë që aviacioni izraelit nuk kreu asnjë manovër ajrore në pjesën palestineze që kur armëpushimi u shpall", njoftoi një zëdhënës i ushtrisë izraelite.
Tashmë negociatorët po punojnë që të transformojnë këtë armëpushim disa ditorë në një paqe afatgjatë për t'i dhënë fund një konflikti që ka shkaktuar më shumë se dy mijë të vdekur.

Egjipti i ka kërkuar të dyja palëve që të përfitojnë nga ky armëpushim për të punuar mbi një paqe globale dhe afatgjatë, sikurse edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon i cili nxiste Izraelin dhe Hamasin të punojnë për një armëpushim me një afat më të gjatë./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin