Gaza, arrin në 101 numri i palestinezëve të vrarë në Rafah

Të paktën 101  palestinezë janë vrarë dhe 350 të tjerë janë plagosur që prej ditës së djeshme nga sulmet ushtarake izraelite pas zhdukjes së një ushtari izraelit, që mendohet të jetë marrë peng në Rripin e Gazës, pranë Rafahut, sipas një bilanci të ri forcve të shpëtimit.

Që prej mesnatës, 29 palestinezë u vranë në Rafah gjatë disa sulmeve nga aviacioni izraelot. Rreth 15 viktima, pesë prej të cilëve fëmijë 3-12 vjeç bënin pjesë në të njëjtën familje, theksoi shefi i shërbimeve të shpëtimit, Ashraf Qodra.
Më parë pesë trupa ishin gjetur nën gërmadhat e një ndërtese të sulmuar në Rafah, ndërkohë që dy plaestinezë të tjerë ishin vrarë nga predhat e tanqeve palestinezë.

Sipas një bilanci të ri, 1656 palestinezë, pjesa më e madhe civilë, janë vrarë në 26 ditë të konfliktit, sipas zëdhënësit të shërbimeve të shpëtimit.

Mundësitë për një armëpushim afatgjatë duken më të largëta se kurrë pas marrjes peng të një ushtari izraelit, 23 vjeç, Hadar Goldin, pranë Rafahut./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana