Gaza, Fabius: Siguria e Izraelit nuk justifikon vrasjen e palestinezëve

E drejta e Izraelit për sigurinë nuk e justifikon masakrën ndaj civilëve në Gaza, deklaroi ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, sipas të cilit një zgjidhje politike mes Izraelit dhe palestinezëve duhet të vendoset nga të dyja palët. "Tradita e miqësisë mes Izraelit dhe Francës është e lashtë dhe e drejta e Izraelit për sigurinë është e përgjithshme, por kjo e drejtë nuk e justifikon vrasjen e fëmijëve dhe masakrimin e civilëve", theksoi Fabius. Ai iu referua në veçanti bombardimit të një shkolle në Rafah, në Rripin e Gazës.

"Hamasi me siguri ka një përgjegjësi të madhe në këtë makabër që i shërben kryesisht ekstremizmit, por edhe kjo nuk justifikon ato që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, i ka quajtur 'krime", vazhdoi Fabius. "Sa vdekje do të duhen ende për të ndaluar atë që ne e quajmë masakrën në Gaza?", pyet Fabius. "Armëpushim dhe zgjidhje e nocionit 'dy shtete', pasi nuk ka zgjidhje tjetër", përfundoi ai./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj