Marina izraelite ka ndaluar një anije aktivistësh pro-palestineze e cila po përpiqej hynte në bllokadën e Rripit të Gazës.

Sipas një zëdhënëseje të ushtrisë izraelite gjatë ndërhyrjes nuk ka patur të plagosur ndërsa anija u kthye mbrapsht në portin jugor të Ashdod.

Në bord të anijes Estelle ishin rreth 30 aktivistë nga Evropa, Kanadaja dhe Izraeli, si shumë ndihma humanitare.

Anija Estelle, 53 metra e gjatë, ishte nisur më datë 6 tetor nga Napoli i Italisë me qëllimin për të transportuar ndihmat.

Një operacion i ngjashëm nga ana e ushtrisë izraelite gjatë vitit 201- shkaktoi vdekjen e 9 aktivistëve turq. Kjo ngjarje shkaktoi tensione të konsiderueshme diplomatike midis palëve.

(ed.ka/shqiptarja.com)