Gaza, Izraeli tërheq trupat tokësore
Ban Ki-Moon: Sulmet, akt kriminal!

Gaza, Izraeli tërheq trupat tokësore<br />Ban Ki-Moon: Sulmet, akt kriminal!
GAZA - Operacioni i tërheqjes së forcave tokësore izraelite në Rripin e Gazës po kryhet pa u shoqëruar nga ndonjë urdhër zyrtar nga ana e Tel Avivit mbi dhënien fund të sulmit mbi Gaza. Por mediat dhe vendasit raportojnë se trupat tokësore izraelite po spostohen nga Rripi i Gazës, ndërkohë që vetë zëdhenësi i ushtrisë izraelite, Peter Lerner, deklaroi se bëhet fjalë vetëm për një tërheqje të pjesëshme.

Lerner saktësoi për mediat se kjo tërheqje gjithashtu ka për qëllim demontimin e disa postacioneve ushtarake, riformulimin e disa të tjerave dhe se është e qartë që nuk do zbatohet i njëjti tip operacioni ushtarark tokësor në Rripin e Gazës. Në fund të deklaratës së tij gjithsesi zëdhenësi i ushtisë izraelite konfirmoi prezencën kostante të një pjese të forcave tokësore në Rripin e Gazës, por si një formacion reagimi të shpejtë, në gjëndje për tu përballur me Hamasin.

Në ditën e sotme kanë mbetur të vdekur nga bombardimet izraelite 40 palestinezë dhe janë plagosur të paktën 150 të tjerë. 10 janë viktimat e një sulmi në një shkollë të Unrwa (Agjensia e Kombeve të Bashkuara për shpëtimin dhe strehimin e refugjatëve në) në qytetin Rafah të Rripit të Gazës, dhe mes të vdekurve është dhe një pjestar i personelit të OKB. Duke i’u referuar ngjarjes së sipërpërmendur, vetë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka hedhur akuza të forta ndaj Izraelit.

"Një akt kriminal dhe moralisht i egër, sepse ushtria izraelite ka qenë vazhdimisht e informuar për pozicionin e shkollës.”- tha për mediat Ban Ki-moon.

Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”