Gaza, ndalohet kthimi në veri, Trump: Zbrasni Rripin

Gaza, ndalohet kthimi në veri, Trump: Zbrasni Rripin

Mijëra duke u kthyer në veri të Gazës

"Do të më pëlqente që t’i merrte Egjipti, do të flas me gjeneralin Al-Sisi nesër në një moment të caktuar, besoj. Dhe do të doja që Jordania të merrte njerëz. Po flasim për një milion e gjysmë njerëz dhe ta pastrojmë të gjithë këtë situatë,” tha presidenti amerikan Donald Trump, si përgjigje ndaj një pyetjeje të gazetarëve të shtunën në bordin e Air Force One. “Aty kanë ndodhur shumë, shumë konflikte gjatë shekujve. Dhe nuk e di, por diçka duhet të ndodhë, është praktikisht një vend i rrënuar në këtë moment, pothuajse gjithçka është shkatërruar dhe njerëzit po vdesin.”

Sugjerimi i presidentit amerikan Donald Trump për të “pastruar” Rripin e Gazës dhe për t’i kërkuar Egjiptit dhe Jordanisë të strehojnë një numër më të madh palestinezësh ka nxitur protesta dhe ka ngritur pikëpyetje mbi politikën e SHBA në Lindjen e Mesme, ku më 29 janar është planifikuar një vizitë e të dërguarit të tij, Steve Ëitkoff, për të mbikëqyrur armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit.

Trump shtoi: “Prandaj, do të mendoja për një organizim me disa nga vendet arabe për të ndërtuar diçka në një vend tjetër, ku ata mund të jetojnë ndoshta në paqe, për të ndryshuar situatën.”

Presidenti amerikan deklaroi se kishte folur tashmë me mbretin Abdullah II të Jordanisë: “I thashë: ‘Do të më pëlqente shumë që të merrje më shumë prej tyre, sepse po shoh të gjithë Rripin e Gazës dhe është një rrëmujë totale.’”

Trump vërejti se palestinezët mund të strehohen në Jordani dhe Egjipt “përkohësisht ose ndoshta për një kohë të gjatë.”

Nuk është e qartë nëse presidenti amerikan sugjeroi që të gjithë palestinezët të largohen nga Gaza, por ideja është mirëpritur nga e djathta ekstreme dhe ka shqetësuar palestinezët.

Në një nga urdhrat e tij të parë ekzekutiv në ditën e inaugurimit, Trump gjithashtu hoqi sanksionet ndaj kolonëve të dhunshëm në Bregun Perëndimor; dhe për Gazën tha se “duhet me të vërtetë të rindërtohet në një mënyrë tjetër. Gaza është interesante, ka një vendndodhje fenomenale, pranë detit, klimën më të mirë… Aty mund të bëhen gjëra të mrekullueshme.”

Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi, u përgjigj të dielën, 26 janar, në një konferencë për shtyp se “refuzimi i zhvendosjes është përfundimtar dhe i pandryshueshëm. Jordania është për jordanezët, Palestina për palestinezët.”

Egjipti ka informuar Shtetet e Bashkuara se e refuzon këtë propozim, sipas një burimi egjiptian të cituar nga shtypi saudit.

Një zëdhënës i Hamasit, Basem Naim, reagoi menjëherë: “Palestinezët në Gaza kanë duruar 15 muaj vdekje dhe shkatërrim, një nga krimet më të mëdha të njerëzimit të shekullit XXI, për të qëndruar në tokën dhe atdheun e tyre. Nuk do të pranojmë asnjë propozim apo zgjidhje që në dukje duket mirëkuptuese, nën pretekstin e rindërtimit nga presidenti amerikan Trump.”

Bezalel Smotrich, ministri i Financave i ekstremit të djathtë izraelit, shkroi në X: “Pas 76 vitesh në të cilat shumica e popullsisë së Gazës është mbajtur me forcë në kushte të vështira, për të ruajtur ambicien për të shkatërruar shtetin e Izraelit, ideja për t’i ndihmuar ata të gjejnë vende të tjera ku mund të fillojnë një jetë të re është një ide e shkëlqyer.”

Smotrich ka mbështetur më parë që banorët e Gazës që duan të largohen të ndihmohen dhe të ruhet një prani ushtarake izraelite për të përgatitur terrenin për një vendbanim të mundshëm hebre: dikur ndodhej në zonën e Korridorit aktual të Netzarimit.

Korridori — pavarësisht emrit — është i gjerë 4 kilometra, një bazë ushtarake që shtrihet nga lindja deri në Mesdhe. Në këtë zonë ndodhej kolonia e Netzarimit, e evakuuar bashkë me të tjerat në vitin 2005. Ndërkohë që prozhektorët nuk janë shuar, që të shtunën në mbrëmje palestinezët kanë lëvizur me bindjen se mund të kalonin në anën tjetër, për t’u kthyer në veri të Gazës, në shtëpitë e shkatërruara nga lufta. Por, lëvizja masive e njerëzve — videot tregojnë qindra mijëra njerëz — dhe mekanizmi i negociatave janë bllokuar: Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, ka vendosur të ndalojë kalimin e të zhvendosurve, sepse Hamasi nuk ka liruar ende Arbel Yehoud as të shtunën. Marrëveshja parashikonte që fillimisht të liroheshin gratë civile; Arbel, megjithatë, ka mbetur pas dy herë.

Nga Jerusalemi negociatorët janë më të kujdesshëm, ndoshta duke pritur ardhjen e Ëitkoff-it pasnesër. Netanyahu tashmë ka marrë nga miku i tij Trump heqjen e bllokimit për furnizimin me bomba prej 2,000 tonësh — pezulluar nga Biden — dhe ftesën në Shtëpinë e Bardhë për në fillim të shkurtit. /Corriere della Sera/ 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 27/01/2025 18:23

    Kanceri mos e lashte kete njeri qe te jetoj i qete ne pleqni,ku Palestinezet jetojne atje me mijera vite te raskapitur sidomos ne shekullin e fundit,ky flet vetem per interesin e vet dhe te hebrejeve vet don te ndertoj nji baze ushtarake qe nga afer ti ndihmon Izraelit qe ti sulmoj te tjeret por fajin e ka edhe bota qe nuk reagon pra te gjith jane FASHISTE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar