Gaza, ndodh mrekullia, shpëton 4
vjeçari, i vriten 22 anëtarët e familjes

Gaza, ndodh mrekullia, shpëton 4<br />vjeçari, i vriten 22 anëtarët e familjes
GAZA- Një fëmijë 4-vjeçar është kthyer në simbol të konfliktit në Gaza. Yamin Abu Jabir është i vetmi i mbijetuar nga famija e tij.  Ashtu si 22 pjesëtarët e tjerë të familjes, edhe Yamin mendohej se kishte vdekur mes rrrënojave, pasi trupi i tij nuk u gjet asnjëherë. Kështu që të afërmit e tjerë nisën kërkimet në spital. I deklaruar i vdekur, ashtu si pjesa tjetër e familjes, vogëushi u gjet në një spital pas 5 ditë kërkimesh, në gjendje të shpërfytytruar dhe me njërin krah të fashuar. 

“Kur spitali i parë ku u dërgua Yamin u bombardua, e mora në krah dhe e dërgova në spitalin e Shifa”, thotë Muhammad Abu Zeid, një vullnetar që qëndroi pranë të voglit me shpresën se ndonjë i afërm do të mund ta merrte.
 
Muhamed Xhabir Abu, një i afërm i babait të Yamin tha se besonte se fëmija kishte vdekur, pasi nuk e kishte gjetur nën rrënoja. Muhammad tregon historinë e familjes së Yamin, të cilët ishin mbledhur të martën, ditën e dytë të festës së Bajramit, në përpjekje për të krijuar një atmosferë pozitive dhe për të zbutur sadopak tensionin dhe frikën e shkaktuar nga sulmet ajrore izraelite.
 
Por ky gëzim ishte i përkohëshëm pasi u ndërpre nga një raketë izraelite që vrau 22 anëtarët e familjes së Yaminit 4-vjeçar.  Familja e Yamin u vranë nga një sulm ajror izraelit në shtëpinë e tyre në tyre në kampin e refugjatëve Al-Bureij në Rripin e Gazës.  Ofensiva ushtarake izraelite në Gaza ka marrë jetën e 400 fëmijëve, përveç mijërave të tjerë të dëmtuar.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin