Gaza, një armëpushim 72-orësh,
banorët kthehen në banesat e tyre

Gaza, një armëpushim 72-orësh,<br />banorët kthehen në banesat e tyre
Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një armëpushim 72-orësh në Rripin e Gazës, i cili hyri në fuqi sot herët. Njoftimi për arritjen e marrëveshjes erdhi nga Kajro, ku ndërmjetësuesit egjiptianë zhvilluan bisedime me një delegacion palestinez mbi kushtet e një armëpushimi të qëndrueshëm në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta.
 
Më parë të hënën, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se forcat ushtarake të vendit ishin pranë fundit të përpjekjeve të tyre për të shkatërruar tunelet që Hamasi i ka përdorur për të fshehur armët dhe për të hyrë në Izrael.

Por ai tha se fushata 28-ditore e Izraelit për çmilitarizimin e Gazës dhe për t’i dhënë fund sulmeve me raketa të Hamasit mbi shtetin hebraik do të përfundojë vetëm atëherë kur do të ketë "një periudhë të zgjatur të qetësisë dhe sigurisë" për qytetarët izraelitë.
 
Deri më tash, mbi 1800 palestinezë, kryesisht civilë janë vrarë prejse Izraeli e ka nisur ofenzivën ushtarake më 8 korrik, si kundër përgjigje ndaj sulmeve me raketa të Hamasit. Izraeli deri më tani ka humbur 67 ushtarë dhe tre civilë.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin