Gaza, një gazetar italian vdes aksidentalisht

Një gazetar italian është vrarë sot nga shpërthimi i një rakete në Rripin e Gazës. Simone Camilli, 35 vjeç, u vra nga një shpërthim që ndodhi gjatë kohës kur ekspertë palestinezë ishin duke u përpjekur të çmontonin një raketë izraelite, sipas njoftimeve. Gazetari, i cili ka punuar për disa agjenci lajmesh, përfshirë Associated Press. Familja e tij tha se Camilli ishte vendosur në Lindjen e Mesme duke mbuluar një sërë ngjarjesh të mëdha, përfshirë edhe konfliktet e shumta atje, shtuar këtu edhe punën në Ballkan dhe në Turqi. Ata thanë se ai ishte i pari që raportoi për aksidentin e anijes "Costa Concordia", në janar të vitit 2012 që rezultoi me vdekjen e 32 personave. Ndërkohë, një i afërm i një eksperti palestinez që mbeti i vrarë nga shpërthimi tha se raketa mund të ishte e një lloji të veçantë. "Pesë persona mbetën të vrarë nga shpërthimi dhe shumë të tjerë u plagosën", raportojnë autoritetet mjekësore palestineze./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën