GAZA – Shi raketash të Hamasit kundër Izraelit

GAZA, 18 korrik /ATSH-ANSA/ - Hamasi ka reaguar për depërtimin e forcave tokësore izraelite në Rripin e Gazës me lëshimin e dhjetëra raketave në qytetet kryesore në jug të Izraelit. Në veçanti në shënjestër janë qytetet Beer Sheva, Ashdodin dhe Ashkeloni. Bateritë kundërajrore izraelite kanë interceptuar raketat që rrezikonin të merrnin jetë njerëzish dhe kanë lënë të bien ato të drejtuara drejt zonave të hapura. "Sulmet tokësore izraelite do të provokojnë edhe më shumë gjakderdhje dhe do të komplikojnë përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit në këtë zonë", deklaroi ndërkohë presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, i cituar nga agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve, MENA. Një ushtar izraelit mbeti i vrarë gjatë sulmeve tokësore izraelite në Gaza. Ushtari i vrarë dje në mbrëmje, në veri të Gazës është edhe ushtari i parë izraelit i vdekur që nga fillimi i sulmeve tokësore. "Ne jemi duke verifikuar rrethanat në të cilat është vrarë ushtari", u shpreh zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjenerali Moti Almoz për radion ushtarake./ /l.q/ a.jor.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City