Gaza, vijojnë bisedimet mes palëve
por sonte përfundon armëpushimi

Ora 23:00 e mbrëmjes së sotme shënon fundin e armëpushimit 5-ditor në Gaza, teksa ekipet negociuese të Izraelit dhe Palestinës po përiqen të arrijnë një marrëveshje afatgjatë në Kajro. Por, mbrëmjen e vonë të së dielës, një zyrtar palestinez tha se Izraeli u tërhoq duke i kthyer bisedimet në pikën fillestare.

Në takimin e tij të përjavshëm, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha: “Vetëm nëse ka një përgjigje të qartë për nevojat tona për siguri, atëherë do të biem dakord. Nëse Hamas mendon se me anë të sulmeve do të na bëjë të bëjmë lëshime gabohet rëndë.”

Kryenegociatori palestinez Qais Karim tha se Izraeli po kërkon garanci se Hamas dhe fraksione të tjera në Gaza do të ç’armatosen, ndërsa palestinezët kërkojnë fundin e bllokadës ekonomike dhe territoriale pa kushte. Hamas ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga armët e saj, ndërsa Izraeli dëshiron të mbajë nën kontroll kalimet e Gazës për të parandaluar kontrabandën e armëve. Nënkryetari politik i Hamas, Musa Abu Marzouk paralajmëroi se delegacioni palestinez nuk do të heqë dorë nga të drejtat e popullit të vet, teksa shpreson që armëpushimi të zgjatet.

Si Izraeli dhe Palestina tregojnë pak shenja për të bërë lëshime nga pozicionet e tyre në bisedimet indirekte që po zhvillohen në Kajro. Sulmet intensive në 5 javë konflikt në Rripin e Gazës kanë marrë jetën e mbi 2000 personave, kryesisht civilë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin

Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin