Gazeta 'Blic': Tre arsyet e presionit të SHBA Serbisë dhe Kosovës për arritjen sa më shpejtë të marrëveshjes përfundimtare

Gazeta 'Blic': Tre arsyet e presionit të SHBA Serbisë dhe Kosovës për arritjen sa më shpejtë të marrëveshjes përfundimtare

Gazeta Blic rreshton tre arsyet e presionit që po ushtrojnë SHBA ndaj Serbisë dhe Kosovës për arritjen sa më shpejtë të marrëveshjes përfundimtare.

Sipas gazetës tre janë arsyet: Shqetësimet për vendosjen dhe blerjen e armëve ruse nga Serbia, bllokimi i hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe një përplasje e heshtur midis Departamentit të Shtetit, të përfaqësuar nga Mattheë Palmer dhe Shtëpisë së Bardhë, të përfaqësuara nga Richard Grenell.

"Blic" raporton se një burim nga Berlini ka thënë se Ambasadori Grenell ka ftuar Presidentin serb Aleksandar Vucic të dëgjojë me kujdes fjalimin e Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo në Berlin këtë javë në një forum kushtuar paqes dhe stabilitetit.

Gazeta vëren se amerikanët e konsiderojnë shqetësues lajmin se Serbia planifikon të marrë nga Rusia sistemin raketor Tokë-Ajër S-300 ose S-400, dhe kujton se përmes të dërguarve të saj, SHBA janë të shqetësuar për këto blerje.

Sipas ‘Blic”, deklaratat jashtëzakonisht të ashpra, deri kërcënuese të SHBA, kanë befasuar publikut serb.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
Haradinaj paralajmëron: Armët ruse në Serbi, rrezik për Kosovën

Në një postim në Facebook, kryeministri në detyrë shkruan se, “Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”, shkruan Haradinaj.

Disa ditë më parë, Rusia dërgoi sistemin e saj S-400 dhe atë Pantsir-S në Serbi, në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët të quajtur “Mburoja Sllave 2019”, që Moska zhvilloi me Serbinë.

Gazeta serbe  'Blic' në një shkrim të sa vëren se amerikanët e konsiderojnë shqetësues lajmin se Serbia planifikon të marrë nga Rusia sistemin raketor Tokë-Ajër S-300 ose S-400, dhe kujton se përmes të dërguarve të saj, SHBA janë të shqetësuar për këto blerje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 04/11/2019 12:34

    Po armatosuni dhe ju...! Cfare prisni, t'ju vije perseri serbi ne shpi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin