Editoriali në faqen e parë nis me ironinë e Referendumit duke e konsideruar si “qokë” ndaj kryetarit socialist Rama, (por duket se nuk e mendojne njesoj si Kokedhima socialistet, te cilet votuan ne mase per Referendumin) por vazhdon edhe më rëndë duke kritikuar me nota të ashpra gjendjen në Partinë Socialiste, e cila, sipas Shekullit të Kokëdhimës, drejtohet nga “xhaketa të vjetra” dhe nga “socialistë minderesh”, duke ironizuar me varfërinë edhe materiale të organizatorëve të lartë të PS. Duket se deputetin socialist Kokëdhima e kanë tronditur shumë zhvillimet më të fundit në PS, sidomos dërgimi i mandatit të tij si deputet në Kushtetuese. Keq po shkojnë dhe tentativat përmes të gjitha rrugëve për të marrë në dorë PS duke synuar largimin e Ruçit, gjë që u duk që me një platformë mediokre të prezantuar muaj më parë.
Edhe propaganda për legalizimin e kanabisit, mosdënimin e trafikantëve të kanabisit, tregtimin e kanabisit përmes një mashtruesi amerikan në një ishull në Paqësor, tema për të cilat shqetësohet dhe lufton vazhdimisht deputeti i PS Kokëdhima dhe sidomos bëhet zëdhënëse gati çdo ditë gazeta e tij Shekulli, duket se nuk po gjejnë mbështetje as të bazës së PS dhe as të kryetarit Edi Rama.
"Pas këtij referendumi qesharak - shkruan gazeta e Kokedhimes - PS-ja duhet të bëjë llogaritë me hanxhinë: Të shkundë pronarët e kolltukut, që janë bërë biznesmenët e trafikimit të influencës dhe t’i detyrojë të hapin krahuan nëse duan të shesin ende imazhin e “socialistit të minderit”. Kujt i referohet me kete fraze? Kush jane "pronare e kolltukut" brenda kupoles se PS-se ndaj te cileve Kokedhima ka hapur lufte? Dhe pastaj, kujt duhet ti hapin krahun?
Nuk dihet pas propagandimit të Hajdin Sejdisë, kanabisit, këshillave si të bëhesh milioner, sulmeve ndaj Ruçit për të synuar PS-në, cilat do të jenë lëvizjet e tjera të deputetit.
Një gjë është e qartë, bizneset dhe idetë për biznes të tij deri tani nuk kanë pasur asnjë rezultat pozitiv as në shoqëri, e mesa duket as dhe në PS.